Peci: Kur flet PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit
Lexohet për: 3 min.
0-Faton-Peci-2022-12-of-17-1-560x404
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci iu ka kundërpërgjigjur koordinatorit të departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Naim Ismajli, i cili ka reaguar pas emërimit të Venera Çerkinit, tezakes së presidentes Vjosa Osmani në pozitë të lartë në Qeveri, për t’i menaxhuar 68.9 milionë euro gjatë këtij viti.

Ai nëpërmjet Facebook, ka pyetur Islamin se ku ka interferuar si ministër, teksa janë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore, me adresë tek bujqit meritorë e jo tek ata të xhipave, banesave e maleve për grurë.

“Na paska iluminuar PDK-ja se si duhet udhëhequr bujqësia. Zyrtarë në burg e miliona para kesh, të kapura në flagrancë gjatë marrjes së rryshfetit në Ministrinë e Bujqësisë kanë autorë dhe ideatore PDK-në. Gjatë udhëheqjes suaj dekadëshe keni menaxhuar me bujqësinë në mjegull, dhe si mos më keq, duke mos aprovuar asnjë ligj të vetëm për 9 vite rresht. Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit. Po patët dëshirë, do t'ua listoj shkeljet ligjore me dhjetra e qindra raste, me abuzime e shkelje ligjore në po aq raste me shifra milionëshe. Aktualisht po merremi me pronat e vilat e ndërtuara në toka të shtetit e këtu, nuk i dihet, mbase dalin emra të njohur për PDK-në dhe gjithë Kosovën. Me fjalë të tjera, mos e shprushni marren”, ka shkruar ai.

Përndryshe, koordinatori i departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Naim Ismajli, ka reaguar pas emërimit të Venera Çerkinit, tezakes së presidentes Vjosa Osmani në pozitë të lartë në Qeveri, për t’i menaxhuar 68.9 milionë euro gjatë këtij viti.

Ismajli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pas kapjes së institucioneve me militantë partiakë, krerët e shtetit tani kanë filluar të rehatojnë familjarët e tyre në pozita të rëndësishme për të menaxhuar dhjetëra miliona euro.

“Venera Çerkini, tezakja e presidentes Vjosa Osmani, u emërua drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë, institucion në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga ministri Faton Peci, bashkëpartiak me Osmanin në listën Guxo. Nga kjo pozitë, Venera Çerkini do të menaxhojë 68.9 milionë euro, të planifikuara për grante dhe subvencione për të gjithë fermerët e Kosovës”, tha Ismajli.

https://kosovapress.com/ismajli-emerimi-i-tezakes-se-presidentes-per-ti-menaxhuar-68-9-milione-euro-grante-tregon-shume-per-kete-pushtet/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025