Peci: Duhet t’i vijë fundi tregtisë e therjeve ilegale të bagëtive në tregun e automjeteve
Lexohet për: 3 min.
345229310_1453213235447488_341142452658514428_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me drejtorin e AUV-it, Flamur Kadriu dhe inspektorët veterinarë vizitoi sot hapësirat e tregut të automjeteve në Prishtinë, me ç’rast, deklaroi se duhet t’i vijë fundi tregtisë dhe therjeve ilegale të bagëtive në atë treg.

Ai i ftoi komunat që të përmbushin detyrimin ligjor që u përket në këtë aspekt.

https://kosovapress.com/admin/ministri-peci-bujku-paguan-vetem-0-66-cent-per-1-liter-nafte/

 Ministri Peci tha se veprimtaritë e tilla pa kushte higjenike rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

“Ka qenë interesim i imi të bashkëbisedoj me të gjithë ata që frekuentojnë këto hapësira për shitjen dhe therrjen e bagëtive që së bashku të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që këto veprime të mos përsëriten. Do të angazhohem që së bashku me Kryetarët e Komunave ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët pasi që pamjet e therjeve e gjakosjeve në hapësira publike buzë rrugëve nuk u përkasin shoqërive Evropiane. Kësaj problematike jam i interesuar ti bëj zgjidhjen me të mirë pa e dëmtuar asnjë grup shoqërorë. Nga kryetarët e  komunave do të kërkoj të bëhen veprimet për caktim lokacionesh, regjistrim nga komuna, pastaj titullari të regjistrohet si subjekt në ARBK- MINT dhe pas këtyre hapave ta finalizoj edhe regjistrimin apo licencimin në AUV”, tha Peci, duke shtuar tutje se pas kësaj këto lokacione do të hynin në planet nacionale për kontrolla zyrtare të AUV-së, ku brenda tyre do të lejohej edhe tregtimi i produkteve ushqimore në hapësira të veçanta duke respektuar kushtet që duhet t’i plotësojnë.

https://kosovapress.com/admin/ministri-peci-politika-te-shendosha-bujqesore-per-nje-sektor-te-qendrueshem/

Nga veprimet e tilla pa asnjë kontrollë higjienike ekziston edhe një numër i madh i faktorëve mikrobiologjikë që e infekton/kontaminon mishin që nxirret nga shpezët të cilat therren në kushte jo-higjienike duke ju ekspozuar pluhurit, tymit të automjeteve dhe shumë papastërtive të tjera. Ministria potencoi se si nga ata që tregtojnë e deri te blerësit duhet të kuptohet se ky lloj i të bërit tregti është i rrezikshëm për shëndetin veterinarë (fondin e shpezëve), por mbi të gjitha për shëndetin njerëzor.

MBPZhR shtoi se është e përkushtuar në ruatjen e shëndetit dhe mirëqënies së qytetarëve.

https://kosovapress.com/admin/ministri-peci-mbetem-i-perkushtuar-ne-luften-kunder-krimit-e-korrupsionit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025