Peci dhe Islami shkëmbejnë akuza për buxhetin komunal
4-Fourth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Peci dhe Islami shkëmbejnë akuza për buxhetin komunal
29/06/2026 - 16:49
Linku u kopjua
Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut është zhvilluar debat mes kryetarit Faton Peci dhe asamblistes së PDK-së, Igballe Islami, lidhur me buxhetin komunal, bartjen e mjeteve financiare dhe investimet në sektorin e arsimit.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka folur gjatë për çështjen e buxhetit të trashëguar dhe bartjen e mjeteve financiare, duke theksuar se këto janë pjesë e buxhetit të mëparshëm dhe proceseve ligjore në fuqi.
Peci ka shtuar se për buxhetin komunal, investimet në arsim dhe çështjen e bartjes së mjeteve financiare, duke theksuar se komuna ka obligime të planifikuara në vlerë prej 795 mijë eurosh.
Asamblistja e Partisë Demokratike të Kosovës, Igballe Islami, ka thënë se një pjesë e madhe e projekteve që po realizohen në komunë janë vazhdimësi e planifikimeve të mëhershme buxhetore dhe jo vendime të reja.
Faton Peci ka thënë se ndikimi në arsim lidhet drejtpërdrejt me buxhetin e ndarë dhe planifikimin financiar, duke shtuar se disa të dhëna të paraqitura nga opozita janë në kundërshtim me realitetin.
Islami ka thënë se niveli i investimeve në arsim dhe shëndetësi duhet të përcaktohet sipas nevojave reale të komunës dhe kapaciteteve buxhetore.