PDK reagon për çmimet: Qeveria Kurti do ta fus Kosovën në recesion ekonomik
Lexohet për: 3 min.
uran ismaili
2 vite më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka reaguar për ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore esenciale në vend. Nënkryetar i kësaj partie, Uran Ismaili theksoi se qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me çmimet të papërballueshme.

Derisa i ka propozuar qeverisë heqjen e akcizës për naftë dhe heqjen e TVSh-së për produktet bazë dhe inputet bujqësore, tha se Qeveria Kurti me mos veprimin e saj po e fut vendin në recesion ekonomik.

“Kjo qeveri po është e vonshme në reagim dhe arsyetuese për mos veprim. Ky kombinim nëse vazhdon në këtë mënyrë, formë dhe organizim rezultati do të jetë i qartë dhe ka vetëm një përfundim. Qeveria Kurti do ta fus Kosovën ë recesion ekonomik për herë të parë në historinë e saj të pas luftës”, theksoi Ismaili.

Ai tha se PDK propozon hapa konkret për të dalë nga kriza.

“Partia Demokratike e Kosovës propozon hapa dhe masa konkrete që duhet të ndermirën menjëherë për të mbrojtur qytetarët tanë, të largojë përkohësisht akcizën e aplikueshme mbi importin e naftës për një periudhë 3 mujore, largimin e TVSh-së për mallrat esenciale për miell, vaj, krip e të tjerë deri më 1 korrik. Largimi i TVSh-së për të gjitha inputet bujqësore në sektorin e bujqësisë deri më 1 tetor. Po ashtu largimi i TVSh-së për importe të lëndës së parë për prodhuesit vendor të mallrave esenciale deri më 1 shtator. Po ashtu për shkak të rritjes enorme të çmimeve, qeveria së bashku me Bankën Qendrore duhet që t’iu mundësojnë qytetarëve, të cilët janë duke u përballur me krizën dhe nuk do të kenë mundësi të paguajnë kredi, t’iu lejohet atyre që të shtyjnë pagesën e kredive për tre muaj”, tha ai.

Sipas tij, qytetarët këto ditë janë duke u përballur me çmime të papërballueshme, që si parti opozitare e kanë për obligim që këtë shqetësim të qytetarëve ta artikulojnë drejt qeverisë.

“Sot iu kemi ftuar për të ngritur shqetësimet e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë duke u përballur me çmime tejet të larta dhe të papërballueshme. Ky shqetësim sot ndihet në tërë Kosovën dhe është brenga kryesore e qytetarëve tanë. Si parti opozitare e kemi për obligim që këtë shqetësim të qytetarëve ta artikulojmë drejt qeverisë, e cila është përgjegjëse direkte që me vendimet e saj të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025