PDK: Qeveria ia humbi Kosovës 21 milionë euro - të barabarta me 42.000 paga mesatare
Lexohet për: 2 min.
egegewgew
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar Qeverinë Kurti se vendimi për t’i paguar dëmshpërblim 21 milionë euro kompanisë amerikane “Contour Global” ka qenë i qëllimshëm, duke i shkaktuar dëm buxhetit dhe ekonomisë së vendit, si epilog i procesit të arbitrazhit pas dështimit të ndërtimit të termocentralit.

Për këtë vlerë u tha se është e barabartë me 42 mijë paga mesatare në Kosovë apo 210 mijë pensione, për çka e vlerësuan si humbje të madhe për qytetarët e vendit.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, në një konferencë për media tha se qeveria aktuale ka dështuar në menaxhimin për krijimin e kapaciteteve të reja energjetike, duke mos nisur asnjë projekt të ri. Dështim të kësaj qeverie, Nikaj përmendi edhe anulimin e projektit për gazin natyral.

Anëtari tjetër i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci tha se si rezultat i mos punës dhe paaftësisë së qeverisë, qytetarët duhet të paguajnë 150 milionë euro më shumë për energji elektrike, pa u shtuar asnjë megavat në sistem. Ai tha se dështimet e qeverisë bien në kurriz të qytetarëve, derisa shtoi se ekonomia ka nevojë për energji të sigurt dhe çmime të përballueshme.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim t'i paguajë mbi 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”, pas humbjes në Gjykatën Arbitrazhit Ndërkombëtar vitin e kaluar.

Lajmi i plotën në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024