PDK padit bordin e ZRrE-së: Edhe qytetarët kanë të drejtë ta padisin
Lexohet për: 4 min.
pdk-gjykata
2 vite më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal për anëtarët e Bordit të ZRRE-së, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për moszbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për pezullimin e zbatimit të vendimit për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesi ligjor i PDK-së, avokati Faton Fetahu, tha se bordi i ZRrE-së me këtë veprim ka konsumuar katër vepra të ndryshme penale, baza e të cilave lidhet me moszbatimin e vendimit gjyqësor.

“Bordi i ZRrE-së është organ kolegjial i zgjedhur nga kjo shumicë parlamentare një vit më parë dhe në kuptim të përgjegjësisë ligjore të gjithë në mënyrë kolektive dhe individuale ndajnë përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit të gjykatës. Ne kemi parasysh, është një vendim i gjykatës që nuk po zbatohet dhe dëshiroj të pyes sot, cili është mesazhi, që ky institucion po e dërgon qytetarëve të Kosovës? Ky është mesazhi më i keq që një institucion mund t'i dërgojë qytetarëve sepse kjo është e pashembullt, kjo nuk ndodhë në një vend demokratik”, u shpreh Fetahu.

Avokati Fetahu deklaroi se ngritja e çmimit të energjisë nga ana e Zyrës së Rregulaltorit të Energjisë tashmë nuk ka bazë ligjore dhe të gjithë qytetart e Kosovës mund të padisin këtë instticuion, opr edhe KESCO-n dhe KEDS-in në momentin që pranojë faturën me tarifat e reja.

“Në cilësinë të përfaqësuesit të autorizuar të PDK, dëshiroj të alarmoj, edhe qytetarët e Kosovës, se nga fakti i faturimit nga ky muaj, faturimit me tarifën e shtrenjtë e cila nuk ka bazë ligjore tashmë, qytetarët e Kosovës të cilët tarifohen me çmimin e shtrenjtë të energjisë elektrike, kanë të drejtë, kanë bazën ligjore që në mënyrë individuale, të padisin KESCO-n, KEDS-in dhe ZRrE për faktin e tarifimit të shtrenjtë sepse kjo tarifë, ky vendim i ZRrE-së nuk është në fuqi, rrjedhimisht tarifimi nuk ka bazë ligjore”, tha Fetahu.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Bajrush Xhemaili, deklaroi se me këtë veprim partia e tij po i del në mborjtje të gjithë qytetarëve të Kosovës, por disomos 350 mijë familjeve të cilat, sipas tij, janë prekur nga rritja prej më shumë se 100% e çmimit të energjisë.

Ai ak akauzuar Qeverinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje se kanë qenë në sinkron të plotë me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për të rritur tarfiat e energjisë elektrike.

“Kemi dalë në mbrojtje të interesit qytetar për faktin se duhet mbrojtur në këto rrethana andaj kemi ngritur padi, por krahas padisë kemi bërë edhe kërkesë për pezullimin e zbatimit të këtij vendimi të ZRrE-së për rritjen e çmimit. Meqë nuk është zbatuar ky aktvendim ne kemi bërë kallëzim penal. Kjo ngritje e çmimit ka prekur 350 mijë familje prandaj kemi dalë në mbrojte të tyre sepse qeveria nuk i mbrojti dhe në vend se t'i mbrojë doli kundër dhe ishte në sinkron të plotë me ZRrE pasi mazhoranca, as në qeveri, as në parlament, nuk e kanë ngritur zërin”, tha Xhemaili.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike. Pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës, gjyqtari i rastit Kreshnik Kaçiu vendosi që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë deri në një vendim përfundimtar.

Partia Demokratike e Kosovës pretendon se ZRrE, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskriminimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit. Po ashtu, PDK pretendon se vendimi i ZRrE-së ka të meta në pikëpamje të plotësimit të kushteve ligjore të procedurës administrative.

https://kosovapress.com/admin/zrre-ja-e-obliguar-ti-pezulloje-tarifat-e-reja-te-energjise-elektrike-ne-te-kunderten-eshte-veper-penale/
https://kosovapress.com/admin/pdk-insiston-ne-terheqjen-e-trustit-thirrje-zrre-se-te-respektoje-vendimin-e-gjykates/
https://kosovapress.com/admin/pdk-i-kerkon-zrre-se-qe-ta-zbatoje-vendimin-e-gjykates-per-tarifat-e-reja/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025