Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka kërkuar që zona e Badovcit të ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet.
Kryetari i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, në një konferencë për media tha se as sot grupi i asamblistëve të PDK-së nuk mori pjesë në mbledhjen e ftuar të Kuvendit Komunal të Prishtinës, sepse është muaji i dytë që ky Kuvend shndërruar në fushëbetejë pronash.
Më tej ai tha se përpjekja e sotme për të anuluar një vendim, të cilin vet LVV e ka mundësuar, është përpjekje e shfajësimit nga një e keqe publike.
“Partneri i koalicionit, me ne krye Kryetarin Rama, beson që vendimi është i duhur. Te njëjtën, me të drejtën e tij, e ka paraqitur edhe në një konferencë për media. Ky vendim mori mbështetje në Kuvend nga shumica e asamblistëve prezent në mbledhje, por u mundësua vetëm sepse LVV çuditërisht vendosi të qëndrojë në sallë. Këtë njëherë e arsyetoi se duhet ta bënte sepse është në vend pune, kur ne e dimë që ka shumë mbledhje të kaluara ku LVV nuk ka qëndruar në sallë. Më vonë edhe deklaruan se “atyre pronarëve, Komuna iu ka borxh tokë, dhe kjo sipas tyre është e pakontestueshme”, tha ai.