PDK i reagon Ramës: Falën 15 hektarë pronë publike për ndërtim
Lexohet për: 1 min.
musmurati-011023
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati ka reaguar ndaj Kuvendit Komunal të Prishtinës që votoi Planin Rregullues të lagjes Kalabria. Ajo ka deklaruar se Plani parashih që 15 hektarë të pronës publike te Stacioni i Autobusëve në Kalabri të shfrytëzohen për ndërtim privat.

Musmurati shkruan se ky plan u votua nga Përparim Rama në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, ku sipas saj po përsëritet skenari i Badocit.

"Deri në këtë orë të vonë, në zyre të Përparim Ramës u negociua koeficienti i ndërtimit për pronën publike. Jo për shërbime publike, jo për qytetarë por për kompani të ndërtimit. Ajo çka ndodhi në Badoc, u përsërit sonte në Kalabri", ka shkruar Musmurati në Facebook.

Kuvendi Komunal i Prishtinës gjatë një mbledhje maratonike ka miratuar Planin Rregullativ të Lagjes “Kalabria”.

https://kosovapress.com/miratohet-plani-regullativ-per-kalabrine-rama-dite-e-madhe-per-kryeqytetin

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024