PDK e shqetësuar me masat e BE-së, Tahiri: Kemi hyrë në një shkallë të rrezikshme
Lexohet për: 2 min.
Tahiri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Opozita i konsideron shqetësuese masat e BE-së ndaj Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në vend. Sipas PDK-së të njëjtat dëmtojnë rëndë raportin me Bashkimin Evropian dhe se Kosova ka hyrë në një shkallë të rrezikshme të zhvillimeve.

Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri konsideroi se zgjidhje është rrëzimi i qeverisë. Po ashtu, vlerësoi propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare. Por, për këtë nuk është pajtuar pozita, e cila tha se ka kaluar faza e organizimit të tyre.

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Kusari-Lila tha se synimi për t’u rikthyer në normalitet është i përbashkët edhe i bashkësisë ndërkombëtare. Sipas saj, hapat në këtë rrugëtim po dallojnë me të tjerët, në afate dhe kohës se si ato shtrohen.

Shfi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri theksoi se qeveria tentoi t’i mbajë të fshehura masat e Bashkimit Evropian.

"Kemi hyrë në një shkallë shumë të rrezikshme të zhvillimeve me Bashkimin Evropian. Kjo është mjaft shqetësuese, masa të tilla e dëmtojnë rëndë të ardhmen tonë euroatlantike”, theksoi Tahiri.

Megjithatë, propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për organizimin e një konference ndërkombëtare, Kusari-Lila  ka thënë se nuk e shohin zgjidhje.

Derisa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Tahiri, i cili e ka quajtur vullnet të mirë kryeministrin Rama.

Në takimin e sotëm të partisë, ai shtoi se do të marrin një vendim të qartë sa i përket të ardhmes së vendit.  

Ditë më parë, Bashkimi Evropian ka njoftuar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi më 28 qershor. Këto masa parashohin pezullimin e punës së organeve të MSA-së dhe programit të fondeve IPA dhe mos ftesa në ngjarje të nivelit të lartë. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025