PDK: Buxheti 2023 varfëron qytetarët dhe nuk është zhvillimor
Lexohet për: 2 min.
Mergim Lushtaku
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se Projektbuxheti për vitin 2023 i varfëron qytetarët e vendit dhe nuk është zhvillimor.

Ai në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ka theksuar se buxheti për 2023 nuk është i harmonizuar mbi premtimet elektorale të Vetëvendosjes dhe për zbatimin e Ligjit të pagave në sektorin publik.

“PDK e ka analizuar Projektligjin për Buxhetin dhe vlerësojmë në tërësi se ky projektligj nuk është i bazuar në rritje reale ekonomike, por në rritjen ekonomike në inflacion. Qeveria Kurti 2 duke mos bërë asnjë politikë fiskale lehtësuese për qytetarët në kohë krize luftoi në rritjen e statistikave për perceptim duke varfëruar më tej qytetarët e vendit në kohë më të vështira të tyre. Buxhetit të Kurtit i mungon ambicia zhvillimore, ndërlidhja me premtimet e tij elektorale dhe me kërkesat qytetare dhe zbatimi i ligjit të pagave në sektorin publik. Buxheti 2023 po rezulton të jetë më i lartë në krahasim me vitet paraprake, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve në ekonomi dhe jo për shkak të rritjes së aktiviteteve ekonomike”, theksoi ai. 

Lushtaku tha se parashikimi i rritjes ekonomike nga Qeveria Kurti për vitin 2023 në 5.5 për qind është imagjinar dhe bie në kundërshtim me parashikimet e FMN-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025