PDK akuzon Qeverinë Kurti: Përveç “lëmoshave”, s’ka plan të qëndrueshëm t’i ndihmojë qytetarët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar qeverinë për keqqeverisje me buxhetin, duke thënë se buxheti i ndarë për vitin e ardhshëm nuk do t’i mundësojë vendit zhvillim ekonomik e as përmirësim të mirëqenies se qytetarëve.

Në një konferencë për media sot, koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, tha se Qeveria Kurti tejkalon 10 miliardë euro buxhet në administrim për katër vjet, përmes të cilit nuk ka arritur të realizojë asnjë projekt madhor për vendin.

Ai shtoi se pushteti nuk ka asnjë plan për ta zhvilluar Kosovën e për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Ai ka potencuar buxheti për vitin e ardhshëm është vetëm tre për qind më i lartë se buxheti paraprak dhe se sipas tij, kjo rritje e ulët reflekton ngecje të përgjithshme të ekonomisë së Kosovës.

Ai para gazetarëve tha se kjo qeveri nuk po arrin të realizojë mbi gjysmën e investimeve kapitale të planifikuara, derisa shton se te subvencionet dhe transferet shuma e realizuar në vazhdimësi po tejkalon shumën e planifikuar.

Mes tjerash ai tha se nga gjithsej buxheti i paraparë për investime kapitale, 83% i takon projekteve të bartura nga vitet paraprake, ndërsa vetëm 17% është planifikuar për investime të reja kapitale. I njëjti tha se orientimi i kësaj qeverie është te skemat sociale dhe jo t’i ndalë në ndihmë më afatgjate qytetarëve.

Grupi Parlamentar i PDK-së në seancën e djeshme të Kuvendit kanë propozuar një sërë amendamentesh për buxhetin 2024, me nevojat reale që ka vendi dhe qytetarët, por ato nuk janë marrë parasysh nga mazhoranca.

Në mesin e amendamenteve të propozuara, ishin ato që kërkonin rritjen e koeficientit të pagës për sektorin publik, sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës, pensionet e parakohshme për policinë dhe projekte të nevojshme infrastrukturore. /E.Krasniqi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024