Osmani për draft-statutin: Janë dy-tri gjëra që krijojnë dykuptimësi, duhet të adresohen
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ka çështje që krijojnë dykuptimësi në draft-statutin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe. Ajo tha se shpreson se të njëjtat do të eliminohen para se drafti të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. E para e vendit tha se ka përgatitur komentet me shkrim dhe se i ka dërguar tek të gjithë akterët e involvuar në përgatitjen e këtij drafti.

Kështu u shpreh Osmani pas ndarjes së çmimit për “Guxim-Vasfije” për doktorin Shukri Gërxhaliun.

Ajo tha para mediave se është kërkesë e emisarëve ndërkombëtar që të mos bëhen publike komentet në lidhje me këtë draft-statut.

Tutje, kryetarja e shtetit nuk dha detaje sa i përket komenteve të saj, por shtoi se është e padrejtë që i njëjti nuk është ndarë edhe me partitë opozitare.

Presidentja Osmani theksoi se shumë prej parimeve të vitit 2015 nuk janë të pranishme në draft-statutin euroamerikanë./Sh. Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024