Pasdite pritet stuhi, Inspektorati thirrje punëdhënësve për ndërmarrje masash
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pasdite pritet stuhi, Inspektorati thirrje punëdhënësve për ndërmarrje masash
shiu
21/07/2026 - 16:02
Linku u kopjua

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë, sidomos ata që veprojnë në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Kjo thirrje erdhi pas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës i cili njoftoi se gjatë ditës së sotme, mbi territorin e Kosovës do të ketë rrebesh shiu, erë e fortë dhe rrufe.

Inspektorati Qendror i Punës për punëtorët në ndërtimtari, u bën thirrje të sigurohen për gjendje teknike dhe për qëndrueshmërinë fizike të kranëve dhe pajisjeve të tjera ngritëse në vendpunishme, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë së punëmarrësve.

Edhe IHK ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen gjatë kohës së shkarkesave të rrufeve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026