Pasagjeri që nuk hipi në fluturimin tragjik në Brazil: U grinda me nëpunësin, ai më shpëtoi
Një përplasje avioni pranë Sao Paulo, Brazil la të vdekur 62 persona dhe mediat braziliane kanë folur me pasagjerët që nuk arritën të hipnin në fluturim.
Njëri prej tyre është Adriano Assis, i cili tregon se si “iu shmang” vdekjes, të cilën askush nuk e priste.
“Kur mbërrita në aeroport isha duke pritur fluturimin, por ekranet nuk tregonin asgjë, në sportel nuk kishte njeri. Rreth orës 10:41, nëpunësi më tha që nuk mund të hipja në fluturim sepse kishte kaluar koha dhe unë u grinda me të, por në fund më shpëtoi jetën”, tha Assis për Hoje TV GLOBO.
Përveç Adriano, dy pasagjerë të tjerë thanë për portalin lokal CGN se “humbën” në aeroport dhe për këtë arsye nuk mund të hipnin.
Ata thanë se ishin zemëruar për këtë, por në fund u lehtësuan. “Jam lindur sërish”, tha njëri prej tyre.
Asnjë nga 58 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit nuk kanë arritur të mbijetojnë gjatë rrëzimit të një aeroplani dje në shtetin brazilian Sao Paulo.
Aeroplani po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor Parana për në aeroportin kryesor në qytetin Sao Paulo kur u rrëzua në qytetin Vinhedo.