Pas tri vitesh mungesë, turistët japonezë rikthehen në Muzeun e Krujës
Lexohet për: 2 min.
Capture
1 vit më parë
Linku u kopjua

Muaji mars ka shënuar rritje të numrit të turistëve të huaj në Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës.

Në këtë fillimjave Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e kanë vizituar një grup turistësh nga Japonia, të cilët janë njohur me historinë dhe traditat shqiptare.

“Pas 3 vitesh mungese për shkak të pandemisë në këtë muze janë rikthyer grupet e organizuara me turistë japonezë në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë”, ka thënë për Atsh-në drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik, Mehdi Hafizi.

Ai ka theksuar se vetëm në 3 javët e para të marsit ky muze është vizituar nga rreth 2000 turistë. “Gjatë marsit është shtuar numri i turistëve me grupe të organizuara  si amerikanë, italianë, spanjollë, gjermanë, etj”.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ishte përuruar më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut, shkruan Atsh Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025