Pas Tërnavës edhe ipeshkvi Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pas Tërnavës edhe ipeshkvi Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin
dode gjergji 27 maj 26
27/05/2026 - 09:30
Linku u kopjua

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ishte i pari që i shkoi në vizitë myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në pritjen e organizuar në BIK me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Edhe Gjergji, sikurse Tërnava më herët me rastin e faljes së namazit të Kurban Bajramit, përçoi nevojën për unitet politik.

“Jam këtu për të shprehur mirënjohjet tona, ashtu që të dëshmojmë ashtu si gjithherë respektin e ndërsjell, bashkëjetesën ndërfetare dhe bashkëndarjen e ndjenjave të festës, duke uruar Bajramin. Çdo festë është një vetëdije e njeriut për t’u nënshtruar para dashurisë që buron nga qielli.... Është një moment i mirë që së bashkë me Naimin, në këtë festë të lutemi edhe për vendin tonë, edhe për politikën tonë, që të qetësohet dhe të marrë përgjegjësi dhe të mos vazhdojmë të flasim kush ka për të pasur pushtet por ku do të çojmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ai.

E, më herët - me rastin e faljes së namazit të Kurban Bajramit, myftiu Tërnava para besimtarëve myslimanë deklaroi se fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes së Kosovës.

Këto deklarata të prijësve fetarë erdhën në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë, një ditë para hapjes zyrtare të fushatës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026