Pas sulmit me armë në shtëpinë e saj, Rihanna largohet nga Los Angjelos
Showbiz
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pas sulmit me armë në shtëpinë e saj, Rihanna largohet nga Los Angjelos
Rihanaa
Foto Arkiv
10/03/2026 - 11:14
Linku u kopjua

Këngëtarja Rihanna është larguar përkohësisht nga Los Angeles pas incidentit të rrezikshëm me armë zjarri, që ndodhi të dielën, më 8 mars 2026, jashtë rezidencës së saj, që ndodhi të dielën, më 8 mars 2026.

Sipas mediave ndërkombëtare, Rihanna u pa të hënën pasdite duke hipur në një fluturim nga aeroporti Van Nuys, ndërsa çantat e saj po ngarkoheshin në automjete për transport në aeroport. Largimi i saj ndodh ndërsa autoritetet vijojnë hetimin e ngjarjes.

Ivanna Lisette Ortiz, 35 vjeçe, është arrestuar dhe akuzohet për tentativë vrasjeje. Autoritetet thonë se ajo dyshohet se qëlloi disa herë drejt rezidencës së këngëtares nga makina e saj. Sipas raportimeve, Ortiz kishte shfaqur një qëndrim obsesiv ndaj Rihannës përmes postimeve në mediat sociale, duke përfshirë mesazhe të frikshme si: “Rihanna, kur ti të vdesësh, Zoti do të më udhëheqë drejt të ardhmes sime.”, shkruan Anadollu Agnecy, transmeton KosovaPress.

Ajo ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa lirimi me kusht është caktuar në 10,225,000 dollarë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e yjeve të mëdhenj, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar të gjitha rrethanat e sulmit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026