Pas NJSI-së, sot proteston edhe Njësia Speciale Operative
Lexohet për: 1 min.
NJSI
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas protestës dhe shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shtesat e pagave dhe rrezikshmërisë në punë nga Njësia Speciale Intervenuese e policisë dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim, sot (e enjte) do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative.

Protesta do të mbahet brenda zyrave, për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bënë para objektit të qeverisë.

Të mërkurën, pjesëtarët e njësive elitare të policisë kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre për shtesat e rrezikshmërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar se mbështetja për Policinë e Kosovës, nuk ka munguar. Sipas Sveçlës, të ardhurat e njësive speciale kanë arritur deri në 2 mijë e 200 euro gjatë këtij viti.

Po ashtu edhe kryeministri, Albin Kurti, tha se pajisjet e tyre kapin vlerën e 10 mijë eurove.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025