Atletët paralimpik, Grevist Bytyqi dhe Vjollca Hoxha janë licencuar për të marrë pjesë në Lojërat Evropiane dhe Botërore në kuadër të Komitetit Paralimpik të Kosovës.
Ky hap u konsiderua si tejet i rëndësishëm nga presidentja e këtij komiteti, Njomza Emini e cila tha se tani janë të hapura dyert që këta dy sportistë të marrin pjesë edhe në Lojërat Olimpike Paris 2024, raporton KosovaPress.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ambasadori i Francës në Kosovës Oliver Guerot i cili u tha dy sportistëve se Franca do t’i mirëpres ata në vitin 2024. Ai tha se ndihet krenar që ka ndihmuar në kët proces të licencimit të sportistëve kosovar.
Licencimin e mori edhe trajneri Adrian Mazreku. Me këtë rast ai premtoi se së bashku me atletët do të synojnë që Kosovës ti sjellin medalje edhe në këtë kategori të sportit. A theksoi se kontributi i shtetit të Francës në këtë licencim ishte shumë i madh.