Mes përplasjesh dhe mospajtimesh Komisioni për Ekonomi i ka dhënë dritën e gjelbër Projektligjit për Energjinë të cilin ministrja e Ekonomisë , Artane Rizvanolli e quajti ligj që mbron konsumatorin. Ndërsa, anëtarët e këtij komisioni nga opozita e kritikuan ligjin.
Ministrja Rizvanolli, tha se ky ligj ofron mbrojtje më të mirë për konsumatorët e cenueshëm.
“Ndryshe nga ligji aktual, që është hartuar në përputhje me pakon e tretë të energjisë dhe vendos vetëm rregullat bazë për organizimin dhe funksionimin e sektorit, ky projektligj i ri, përveç që mbulon çështjet ekzistuese, ka në fokus kryesor të drejtat dhe mbrojtjen e konsumatorit, duke sqaruar më mirë çështje konkrete që janë me shumë interes për qytetarët dhe bizneset... 15\44Ky ligj ofron mbrojtje më të mirë për konsumatorët e cenueshëm, ky ligj trajton më qartë konsumatorët e cenueshëm dhe parashikon masa konkrete për t’i mbrojtur ata sidomos me vështirësi në pagesë e energjisë dhe shmangien e shkyqjen”, tha ajo.
Por, kritika për projektligjin për Energji adresoi deputeti nga PDK-së, Ferat Shala i cili e vlerësoi si të dëmshëm, centralizues dhe është jodemokratik.Kritika pati edhe depuetetja e LDK-së Janina Ymeri, e cila tha se projektligji për Energji i jep më shumë kompetenca ministrisë duke e humb roli e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Sipas saj ky projektligj nuk ka kaluar konsultimet publike.
“Mosbesimi që rregullatori është i pavarur dhe lidhet me këtë unë veç mund të them që nuk besoj që ka pas ndonjë rregullator në mandat të ndonjë qeverie të ndonjë mazhorance që ka marr më shumë vendime jo popullore sesa ZRRE që ka marr gjatë mandatit tonë. Sa i përket ndërhyrjes iu përkujtoj vitin 2017 kur pikërisht subjekti LDK ka ndërhyrë direkt në shpërputhje edhe raportin konsultativ edhe me rekomandimet e ekspertëve vetëm kërkesa e KEDS dhe KESCO ka qenë për heqjen e tarifës sezonale dhe ka qenë pikërisht komisioni i kryesuar nga LDK me insistim të deputetëve të LDK që ka ndërhyrë...01’’00’00Një vendim që edhe sot ia vuajmë pasojat ndryshimi i strukturës tarifore në atë kohë ka quar në rritje të jashtëzakonshme të kërkesës në shpërputhje edhe me kapacitetin e rrjetit që e kemi...01’08’44Ka pas konsultim publik për këtë ligj ka ndodhur në tetor-nëntor të vitit 2024 por në atë kohë deputete nuk keni qenë ende eksperte e energjisë e ndoshta nuk e keni par”, tha ajo.
“Ministre e vërtetë është se në 2024 nuk kam qenë në konsultime se kam qenë duke ta bërë gati dosjen në sektor energjetik për ta dërguar tani në Vjenë, Lublanë edhe në vendet tjera e që të janë hapur hetimet por kjo nuk e përjashton faktin që nuk jeni konsultuar me bizneset për fund nuk e votoj këtë ligj”, deklaroi ajo.
E dosja për sektorin energjetik për ministren Rizvanolli ishte interesante se si deputetja e LDK-së ishte në dijeni për manipulimet eventuale në kohën kur askush nuk e ka ditur.
Në këtë diskutim ndërhyri edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi i cili iu drejtuar deputetes së LDK-së, Ymeri duke i thënë “eksperte e muajve të fundit”.
“Thirreni si eksperte e muajve të fundit duhet me i ditë këto bre elementare janë edhe i krahason unë po ta them se është neni komplet i njëjtë përmbajtja e njëjtë fundamenti i njëjtë dhe po vjen po e gjen këtu për këtu dhe po kapesh nuk kemi nevojë me bë teatër e kemi ministren këtu mund t’i bësh pyetje”, tha ai.
Gjithçka nisi kur deputetja Hajdari nisi t’i jap komente rreth projektligjit për Energji, ndërsa deputeti i PDK-së, e ka cilësuar si “shembull të keq” punën e saj sa ishte ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
“Unë e kam gjetur atë ministri pa asnjë politikë sektoriale dhe në fund ka ardhur në kabinet për miratim...Shala: Mimoza ka qenë aty para teje ashtu ta ka lënë...Hajdari: Nuk ka qenë vetëm Mimoza e ka pas marrëveshjen e stabilizim-asocimit....Shala: Nuk mund ta marr përvojën tuaj oj ministre nuk je shembull adekuat dhe i mirë shembujt e ministrisë tuaj nuk janë këtu jam duke fol për ministrinë e Energjisë, shembulli juaj është shembull i keq....Hajdari: jo nuk është shembull i keq”, ishte debati mes dy deputetëve.