Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trump
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trump
Donald Trump
Foto Arkiv
12/04/2026 - 13:09
Linku u kopjua

Pas dështimit të marrëveshjes SHBA-Iran në Islamabad, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes një publikimi në platformën Truth Social ku përmend mundësinë e vendosjes së një bllokade detare ndaj Iranit nëse Teherani nuk pranon kërkesat e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Artikulli, i titulluar “Karta e Trump nëse Irani nuk tërhiqet: Një bllokadë detare” , u botua nga media pro-Trump, Just the Neës, dhe argumenton se një masë e tillë mund të dëmtojë seriozisht ekonominë iraniane, ndërsa ushtron presion mbi vende të tilla si Kina dhe India , të cilat janë ndër blerësit kryesorë të naftës iraniane.

Sipas botimit, një masë e mundshme bllokade do të bazohej në një strategji të mëparshme sanksionesh dhe kufizimesh, që synonin rritjen e presionit negociues mbi Teheranin.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha sot se SHBA-të dhe Irani nuk kanë arritur një marrëveshje pas bisedimeve të paqes me rrezik të lartë në Islamabad të Pakistanit, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Vance thotë se Irani zgjodhi "të mos i pranonte kushtet tona", duke shtuar se SHBA-të duhet të shohin një "angazhim themelor" nga Teherani për të mos zhvilluar armë bërthamore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026