Parma dhe Como ngjiten në Serie A, caktohen çiftet e “Play-offit”
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh së bashku me Parmën, ndërsa Venezia, Cremonese, Catanzaro, Palermo, Sampdoria dhe Brescia hyjnë në “Play-Off”.

Parma kishte siguruar tashmë vendin e parë dhe do të jetë në Serie A sezonin e ardhshëm së bashku me Como dhe një klub të tretë që do të vendoset në “Play-Off”, raporton KosovaPress.

“Play-Offi” fillon më 17 maj me Palermon kundër Sampdorias, më pas 18 maj për Catanzaro kundër Brescias.

Të hënën më 20 maj është Palermo/Sampdoria kundër Venezias, më pas Catanzaro/Brescia kundër Cremonese më 21 maj. Gjysmëfinalet janë më 24 dhe 25 maj.

Ngritja në Serie A vendoset në finalen me dy ndeshje të enjten më 30 maj dhe të dielën më 2 qershor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024