Parazitë janë zbuluar në disa nga balonat e mbushura me mbeturina të dërguara nga Koreja e Veriut në Korenë e Jugut, kanë thënë zyrtarët në Seul.
Koreja e Veriut ka dërguar më shumë se 1000 balona plehrash në drejtim të Koresë së Jugut gjatë javëve të fundit.
Parazitët si krimbat e rrumbullakët mund të futen në muret e zorrëve dhe të shkaktojnë marramendje, të vjella, diarre dhe dhimbje barku. Parazitët besohet se e kanë origjinën nga jashtëqitjet njerëzore.
Aktivistët e Koresë së Jugut iu përgjigjën balonave duke dërguar të tyret, të mbushura me fletëpalosje kundër regjimit në Veri.
"Kur bëni diçka që jeni paralajmëruar qartë që të mos e bëni, është e natyrshme që do ta gjeni veten duke u përballur me diçka që nuk është dashur ta bëni", tha Kim Yo Jong.
Balonat e Koresë së Veriut, të lëshuara që nga fundi i majit, kanë bartur lloje të ndryshme mbeturinash duke përfshirë pleh organik, bishta cigaresh dhe materiale skrap, megjithëse nuk janë raportuar materiale shumë të rrezikshme.
Analistët sugjerojnë se kjo përfaqëson aleancën më të fortë midis dy vendeve qe nga Lufta e Ftohtë.
SHBA dhe partnerët besojnë se Koreja e Veriut tashmë i ka ofruar Rusisë armë konvencionale për luftën e saj në Ukrainë, në këmbim të mbështetjes ushtarake dhe ekonomike. /Newsweek