Paravolejbolli shkruan histori: Kosova mposht Spanjën dhe Anglinë, sonte përballet me Italinë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Paravolejbolli shkruan histori: Kosova mposht Spanjën dhe Anglinë, sonte përballet me Italinë
24/07/2026 - 11:08
Linku u kopjua
Kombëtarja e Kosovës në paravolejboll po shkruan histori në paraqitjen e saj të parë në një turne ndërkombëtar, i cili po zhvillohet në Rotondo të Italisë nga 23 deri më 25 korrik. Përfaqësuesja kosovare po garon përkrah Italisë, Anglisë dhe Spanjës, duke fituar përvojë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë turne, duke regjistruar dy fitore në dy ndeshjet e para. Në takimin hapës, përfaqësuesja kosovare triumfoi ndaj Spanjës me rezultat 2:0, ndërsa në ndeshjen e dytë mposhti Anglinë me rezultat 2:1.
Paraqitjet pozitive në debutimin ndërkombëtar përbëjnë një sukses të rëndësishëm për paravolejbollin e Kosovës dhe dëshmojnë për përparimin e vazhdueshëm në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e këtij sporti në vend.
Sfida e radhës për Kombëtaren e Kosovës do të zhvillohet sonte nga ora 22:00, kur do të përballet me nikoqiren, Italinë.