Java e ardhshme parashihet të sjellë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu në gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve, të mërkurën dhe të enjten reshjet do të jenë më intensive, ndërsa ditët e tjera do të mbizotërojnë vranësirat me reshje shiu të intensitetit më të dobët, raporton KosovaPress.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga pikëpamja agrometeorologjike, këto kushte konsiderohen të favorshme për bimët dhe tokën, pasi nuk parashihen temperatura negative që mund të dëmtojnë kulturat e mbjella. Lagështia e shtuar nga reshjet do të ndihmojë në mbajtjen e tokës së lagur, duke lehtësuar proceset e rritjes së bimëve dhe aktivitetet e punimeve bujqësore. Gjithashtu, mungesa e ngricave dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të mira për zhvillimin normal të kulturave pranverore.
Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 3 -5° C, kurse ato maksimale: 6-9°C.
Ditën e martë, moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu, temperaturat minimale: 1 - 3°C, kurse ato maksimale: 6-9°CTë enjten mot do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale:1-4°C dhe ato maksimale:7-9°C
Ditën e premte, do jetë mot i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 4°C, ndërsa, ato maksimale: 8- 11°C