Parashikimi i motit për fundjavë
Lexohet për: 1 min.
moti
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë  nga drejtimi i verilindjes.

Kurse, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe në shumë pjesë të territorit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik .

Java e ardhshme parashihet me rënie të temperaturave dhe herë-herë me riga shiu të përcjellura me rrufe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024