Parashikimi i motit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me diell. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.”, ka informuar IHMK.

Ndërsa, të dielën pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell.

Sipas parashikimeve, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Era do ta mbajë drejtimin e njëjtë nga verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s.”, është bërë e ditur nga instituti./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/moti-gjate-vikendit-temperaturat-deri-ne-32-grade-celsius/
A duhet të themelohet Asociacioni nga Qeveria Kurti?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
503
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024