Muzeu personal me mbi 1 mijë artefakte interesante në Isniq
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Eksponate të vjetra që nga ilirët, dardanët që tregojnë traditën e kombit shqiptare e deri te lufta e fundit në Kosovë, por edhe eksponate mjaft të vjetra evropiane.

Është hyrja e muzeut “Etno Kastrioti Skënderbeu”, në Isniq të Deçanit. Këtu na priti Miftar Januzaj që na tregon për muzeun i cili fillon nga oborri që është nga gurët e kullave shqiptare.

Thesari i artefakteve është brenda në muze, ku Miftar Januzaj ka mira artefakte të mbledhura nga vendi jonë dhe e gjithë bota që nga periudha e ilirëve e deri në kohet e sotme, e të cilat tregojnë traditën e kombit shqiptare, duke mos lënë anash edhe vendet e ndryshme.

Ekipi i KosovaPress, ka vizituar muzeun ku pronari Miftar Januzaj na tregon për secilin artifakt.

Kjo pasuri e rrallë në Muzeun Etno Kastrioti është një dëshmi e jetës së përditshme dhe historisë së shqiptarëve. E aty gjenden edhe artefakte 350 vjet të vjetra.

Januzaj prezanton një gamë të gjerë të koleksioneve të ndryshme, duke përfshirë qerapat e identifikuara nga shqiponja, të cilat tregojnë origjinalitetin e tyre. Në koleksion gjithashtu ndodhet një makinë e vjetër për qethjen e flokëve, një simbol i kohës kur kjo ishte një praktikë e zakonshme.

Në vazhdim, Januzaj shpjegon se një element tjetër është përdorur për të matur tokën, duke treguar se si kjo teknikë ka qenë e përdorur në procesin e kadastrës.

Ndërkaq ky muze pasuron koleksionin e tij me monedha të vjetra, si dardane, marka gjermane, si dhe objekte të tjera të vlefshme si një ujti të vjetër për hekurosjen e rrobave dhe një element nga ushtarët e ish-Jugosllavisë, punuar nga kashta e shkepsave. Gjithashtu, në koleksion gjendet një radio gjermane e vjetër, dëshmi e historisë së komunikimeve të kohës.

Për më tepër, aty është edhe historia e fundit si një kujtesë e lavdishme e luftës për liri, duke ekspozuar artefakte dhe uniforma të përdorura nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në një kohë kur liria është shumë e çmuar, muzeu shërben si një dëshmi e pamohueshme e guximit dhe përkushtimit të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Sa i përket historikut të vetë muzeut, ai u hap më 3 nëntor 2012 dhe në fillim posedonte diku mbi 400 eksponate të periudhave të ndryshme historike./A.Zogaj/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024