Banka Qëndrore e Kosovës ka publikuar ditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për 3-mujorin e parë të vitit. Sipas raportit, mes 10 kompanive që operojnë në Kosovë, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar në sigurimet e Jo-Jetës. Me 17% të totalit të tregut, ku operojnë 10 kompani sigurimi, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë ka shënuar rritje domethënëse krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Në janar-mars 2023, SIGAL UNIQA numëronte 4,781,460 Euro prime, ndërsa në 3-mujorin e parë 2024 numëron rreth 6.5 milionë euro prime të shkruara. Shifra këto që tregojnë besimin në rritje ndaj kësaj kompanie.
SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë mbetet lidere e tregut edhe në sigurimet vullnetare duke lënë shumë pas kompanitë e tjera të sigurimeve.
Një tjetër klasë e sigurimit ku SIGAL UNIQA nuk njeh rivalë në Kosovë është edhe Sigurimi i Pronës, si në prime ashtu edhe në dëmet e paguara.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova do të themelohej në tetorin e vitit 2003 në kuadër të ndërkombëtarizimit të aktivitetit të SIGAL sh.a, përmes blerjes së një kompanie ekzistuese të sigurimeve.
SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova u licensua nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si kompani e sigurimit të përgjithshëm të jo-jetës, ndërsa në vitin 2011 do të themelohej edhe SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA, si kompani e sigurimit të jetës.
Sot Grupi “SIGAL UNIQA” numëron mbi 1.2 milionë klientë dhe është shndërruar në një grup rajonal sigurimesh.
Me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh, “SIGAL UNIQA” është kompania e vetme që ofron të gjitha klasat e sigurimit dhe është çdo ditë pranë klientëve të saj me rreth 2,200 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 1,200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut por pa harruar edhe platformën “SIGAL ONLINE”.
E-mail: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 240 241