Putin shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin propozoi Andrei Belusov për të zëvendësuar ministrin aktual të Mbrojtjes Sergei Shoigu, njoftoi Këshilli i Federatës të dielën.

Shoigu, i cili mban postin e ministrit të Mbrojtjes qe nga viti 2012, është emëruar sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, njoftoi Kremlini. Deri më tani këtë detyrë e mbante Nikolai Patrushev, oficeri i parë i sigurimit të Rusisë.

Se ku do të emërohet Patrushev do të bëhet e ditur më vonë, tha zëdhënësi Dmitri Peskov.

Peskov tha se Putin mori një vendim për të drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes me një civil, sepse ajo duhet të jetë e hapur për inovacione dhe ide të avancuara.

Sipas njoftimit, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do të mbajë postin e tij. Të premten Putin nënshkroi një dekret për riemërimin e Mikhail Mishustin si kryeministër të Federatës Ruse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024