Paraqitja e provave të ZPS-së kundër Shalës duhet të përfundojë deri më 6 korrik
Lexohet për: 3 min.
shala-1606323
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trupi gjykues, në rastin kundër Pjetër Shalës, synon që paraqitja e provave nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) të përfundojë në datën 6 korrik 2023. Kjo është bërë e ditur përmes një urdhri të lëshuar në përfundim të seancës gjyqësore në të cilën është intervistuar dëshmitari i tetë të prokurorisë.

Kryetarja e turpit gjykues, Mappie Veldt Foglia, ka bërë të ditur se datat 21 dhe 22 gusht janë caktuar për nisjen e paraqitjes së provave nga avokati i viktimave.

Gjithashtu, ajo e ka caktuar 18 shtatorin datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave nga mbrojtja e Shalës.

“Trupi gjykues cakton ditën e mërkurë 6 korrik 2023 si datë në të cilën duhet t’i përfundojë argumentet ZPS. Përpara se ta përfundojë argumentin e saj, ZPS duhet të paraqesë kërkesat për pranimin e materialeve sipas nenit 37 të ligjit, apo materiale të tjera", ka thënë ajo.

Përmes urdhrit, ajo ka bërë të ditur se më 6 korrik, para orës 16:00, ZPS duhet të jap njoftim me shkrim se nuk ka më dëshmitarë për të thirrur, apo materiale të tjera për të paraqitur si prova.

Ndërsa, gjatë kësaj dite ka dëshmuar dëshmitari i tetë i ZPS-së, Zbynek Dolejsi, një ekspert për identifikimin e ADN-së.

Dëshmitari ka folur rreth një raporti të vitit 2009 dhe më pas për një tjetër të vitit 2023.

Pas përfundimit të intervistimit nga prokuroria, ai është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Shalës.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Gjykimi kundër Pjetër Shalës do të vazhdojë më 26 qershor nga ora 09:30.

Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025