Oficerët doganore në pikë kalimin kufitar të Vermicë sot arritën të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250 mijw euro. Njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit ka ndodhur sot, ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike.
“Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja, oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin I cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim. Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë: 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15, 55 telefona të markës Samsung dhe 10 orë të zgjuara (smart watch) të serisë IX”, thuhet në njoftim.