Bazuar në informata të pranuara përmes rrugëve operative, sot në rrugën Koshuticë - Leposaviq, patrullat kufitare policore kanë parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Kosovës, në tri raste të ndara.
Policia njofton se në rastin e parë është ndaluar vetura tip “Hyundai”, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishin të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë).
Ndërsa në rastin e tretë është ndaluar vetura e tipit “Sharan”, ngjyrë e hirit, me targa serbe, me vozitës të dyshuarin mashkull, i cili kishte veturën të ngarkuar me ambalazh të birrave.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare në tentativë, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.