Parandalohen garat e shpejtësisë në Prizren, procedohen penalisht shtatë persona
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se më 8 dhe 10 mars,  patrullat policore të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren dhe Stacionit Policor Prizren Veri,  bazuar në informacionin e pranuar për dyshimin për  organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri,  kanë intervenuar dhe kanë hasur disa automjete dhe persona  të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet. 

Në njoftim thuhet se ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse  dhe  pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj shtatë është filluar proceduar penale  për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm “.

“Organizimi i garave të shpejtësisë është një aktivitetet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do t’i toleroj dhe do të veproj  kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024