Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga erëra të forta të kategorisë së verdhë (nivel kujdesi).
Sipas institucioni, parashikohet që shpejtësia e erës të arrijë mbi 24 m/s (rreth 85 km/h), veçanërisht në zona mbi 1000 m lartësi.
Po ashtu, kushte më të rrezikshme parashihen në sektorin e ndërtimit, veçanërisht në punimet në lartësi, ndërsa nuk përjashtohen as dëmtime në struktura të ndryshme si shtylla elektrike, tabela reklamuese dhe kulme objektesh.
Instituti u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe aktiviteteve në ambiente të hapura, të shmangin qëndrimin pranë objekteve të pasigurta dhe pemëve, si dhe të sigurojnë mjetet apo materialet që mund të zhvendosen nga era.