Paraburgim ndaj shtetasit të Maqedonisë Veriore, transportonte heroinë
Lexohet për: 3 min.
gjykata ferizaj
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer në bashkëkryerje veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda - Ilir Bytyqi,, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 21 gusht 2024 në bashkëkryerje pa autorizim kanë transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, substancë narkotike të dyshuar si heroinë.

“Në atë mënyrë që me veturën e markës “Audi” të pandehurit U.B. dhe M.Sh., lëndën narkotike të dyshuar si heroinë me peshë të përgjithshme 6.137.06 gram (gjashtë kilogram e njëqind e tridhjetë e shtatë gram), e kanë transportuar përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ndërsa i pandehuri I.M. me veturën e tij të markës “Golf” i kishte pritur në parkingun e një ndërmarrje tregtare në Han të Elezit, së bashku me agjentin e policisë i cili ishte duke realizuar masat e veçanta hetimore shitje dhe blerje e simuluar e artikujve, shërbimeve apo sendeve, kështu të pandehurit U.B. dhe M.Sh., e kishin sjell lëndën narkotike me veturën “Audi” afër veturës “Golf”, me  ç` rast i pandehuri I.M., merr lëndën narkotike nga vetura “Audi” dhe kthehet tek vetura e tij, me qëllim që ta dorëzojë tek Agjenti i policisë si blerës i simuluar, mirëpo intervenojnë Njësitë mbështetëse të Policisë të cilat e arrestojnë të pandehurin I.M. si dhe sekuestrojnë veturën “Golf” dhe lëndën narkotike. Ndërsa, të pandehurit U.B. dhe M.Sh. janë arratisur”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024