Para gjysmë viti ai donte të shkonte në luftë, tani fitoi medaljen e artë evropiane
Lexohet për: 2 min.
Mykhialo Romanchuk
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ukrainasi Mykhialo Romanchuk mbrojti titullin kampion evropian në 1500 m stil i lirë në kampionatin e Romës.

Romanchuk notoi një rekord personal prej 14:36.10 dhe kështu kaloi favoritin vendas, kampionin e botës në këtë disiplinë dhe kampionin e Evropës në 800 m më herët në këtë garë, italianin Gregori Paltrinieri, i cili fitoi medaljen e argjendtë me 14:39.79.

Interesante, në shkurt, Romanchuk mendoi t'i bashkohej ushtrisë ukrainase për të mbrojtur vendin kundër pushtimit rus. Ai i tha familjes se do të shkonte në front dhe pas disa javësh debate familjare, vendosi të shkonte në Gjermani për t'u përgatitur për garat e mëdha.

“Pas shumë diskutimesh, kuptuam se nuk mund të bëj asgjë me armë dhe përmes sportit mund t’i tregoj botës se çfarë po ndodh në Ukrainë”, tha Romanchuk, i cili mbrojti idenë që sportistët rusë të ndalohen të performojnë.

"Nëse dikush më thotë se sporti nuk është politikë, unë do t'i them se sporti është sfera më e madhe e politikës. Është vendimi i duhur që rusët të mos jenë të pranishëm në gara sepse nëse do të shihja disa kolegë rusë, nuk e di si do të reagoja. Mund të jem agresiv."

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025