Papa shpreh dhimbjen për sulmet në Kiev dhe Gaza
Lexohet për: 1 min.
papa francesku
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Papa Françesku shprehu të martën pikëllimin për sulmet e fundit të përgjakshme në Kiev dhe Gaza që kanë goditur civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Papa mësoi "me dhimbje të madhe lajmin për sulmet kundër dy qendrave mjekësore në Kiev, përfshirë spitalin më të madh të fëmijëve në Ukrainë, si dhe kundër një shkolle në Gaza", tha Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

“Papa shpreh tronditjen e tij të thellë nga përshkallëzimi i dhunës. Duke shprehur afërsinë e tij me viktimat dhe të plagosurit e pafajshëm, ai shpreson dhe lutet që së shpejti të identifikohen rrugë konkrete për t'i dhënë fund konflikteve të vazhdueshme" shtoi Zyra./ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024