Papa për luftën në Gaza: Në emër të Zotit, ju lutem ndaloni
Lexohet për: 2 min.
papa-2-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

​Papa Françesku apeloi sot për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe bëri thirrje për dërgimin e ndihmave humanitare dhe ndihmës për të plagosurit për të lehtësuar situatën "shumë të vështirë".

"Unë vazhdoj të mendoj për situatën e vështirë në Palestinë dhe Izrael, ku shumë njerëz kanë humbur jetën. Për hir të Zotit, ju lutem ndaloni. Pushoni zjarrin," tha ai, duke iu drejtuar turmës në Sheshin e “Shën Pjetrit”.

“Shpresoj se do të bëhet gjithçka për të parandaluar përhapjen e konfliktit, që të plagosurit të shpëtohen dhe ndihma të arrijë tek banorët e Gazës, sepse situata humanitare atje është shumë e vështirë”, tha Ati i Shenjtë.

Ai përsëri bëri thirrje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, me fokus fëmijët. Ai tha se ata “duhet të kthehen në familjet e tyre”.

“Le të mendojmë për fëmijët, për të gjithë fëmijët që janë përfshirë në këtë luftë, si dhe ata në Ukrainë dhe në konflikte të tjera, sepse kështu po vritet e ardhmja e tyre”, shtoi ai.

Françesku, 86-vjeç, ka bërë thirrje më parë për krijimin e korridoreve humanitare, duke thënë se për t'i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, është e nevojshme të zbatohet një zgjidhje që përfshin dy shtete, për izraelitët dhe për palestinezët.

Papa Françesku bën thirrje për lirimin e pengjeve të marra në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024