Gjykatësi rrëzon tarifën 100,000 dollarëshe të Trump për vizat H-1B
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjykatësi rrëzon tarifën 100,000 dollarëshe të Trump për vizat H-1B
Gjykatesi
09/06/2026 - 09:55
Linku u kopjua

Një gjykatës federal në Boston rrëzoi tarifën prej 100,000 dollarësh të administratës Trump për vizat H-1B, duke thënë se ajo tejkalon kompetencat e ekzekutivit dhe shkel ligjin për procedurat administrative, pasi nuk është e autorizuar nga Kongresi.

Tarifa ishte vendosur për të kufizuar punësimin e të huajve, por u kundërshtua nga 20 shtete dhe disa organizata, që argumentuan se do të përkeqësonte mungesën e mësuesve, mjekëve dhe studiuesve në SHBA, shkruan AP, transmeton KosovaPress.

Vendimi prek një program që përdoret kryesisht nga sektori i teknologjisë dhe punëtorët nga India, ndërsa çështja pritet të vazhdojë në apel. Shtetet dhe shoqatat mjekësore e mirëpritën vendimin, ndërsa administrata Trump tha se do ta kundërshtojë në gjykatë të lartë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026