Papa Leo ndërmerr hapin e parë drejt parandalimit të abuzimit seksual në Kishën Katolike
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Papa Leo ndërmerr hapin e parë drejt parandalimit të abuzimit seksual në Kishën Katolike
312
05/07/2025 - 18:26
Linku u kopjua

Papa Leo emëroi të shtunën një kryepeshkop francez si kreun e ri të komisionit të Vatikanit për mbrojtjen e të miturve, hapi i parë publik i papës së ri për t'u përballur me një problem që ka dëmtuar seriozisht besueshmërinë e Kishës Katolike në të gjithë botën.

Thibault Verny (59) do të marrë përsipër detyrën e presidentit të Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve, ndërsa do të mbetet kryepeshkop i Chambery në Francën juglindore, shkruan Vecernji.hr, transmeton KosovaPress.

Komisioni i Vatikanit u krijua nga Papa Françesku në vitin 2014 në përgjigje të një sërë skandalesh abuzimi seksual që kanë tronditur Kishën në shumë vende.

Skandalet kanë dëmtuar reputacionin e Kishës Katolike si autoritet moral, kanë çuar në padi që i kushtojnë miliona euro dhe kanë rezultuar në dorëheqjet e shumë peshkopëve.

Verny tha se ishte i përkushtuar për përmirësimin e masave mbrojtëse brenda Kishës.

"Ne do të avokojmë për një shpërndarje më të drejtë të burimeve në mënyrë që të gjitha pjesët e Kishës, pavarësisht nga gjeografia apo rrethanat, të mund të respektojnë standardet më të larta të mbrojtjes", tha ai./KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026