Papa: Le të heshtin armët në Lindjen e Mesme
Lexohet për: 2 min.
Papa Francesku
1 vit më parë
Linku u kopjua

Papa Françesku bëri serish thirrje të dielën për t'iu dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se çdo qenie njerëzore ka të drejtë të jetojë në paqe.

“Le të heshtin armët, kurrë nuk do të sjellin paqe dhe le të mos përhapet konflikti. Mjaft, mjaft vëllezër, mjaft!", tha Papa gjatë lutjes në Vatikan.

“Në Gaza duhet ndihmuar menjëherë të plagosurit, strehimoret duhet të mbrohen, më shumë ndihma humanitare duhet të dërgohen te popullata e rraskapitur, pengjet duhet të lirohen”, vazhdoi ai, duke kujtuar se në mesin e njerëzve të marrë peng nga Hamasi gjatë sulmit të befasishëm të 7 tetorit kundër Izraelit që shkaktoi sulmin lufta, “ka shumë të moshuar dhe fëmijë”.

Shumë gra janë viktima të dhunës dhe abuzimit, thotë Papa - KosovaPress

“Çdo qenie njerëzore, qofshin të krishterë, hebrenj, myslimanë, çfarëdo qoftë populli ose feja, çdo qenie njerëzore është e shenjtë, është e çmuar në sytë e Zotit dhe ka të drejtë të jetojë në paqe”, tha Françesku.

“Çdo ditë mendimet e mia shkojnë në situatën shumë të rëndë midis Izraelit dhe Palestinës. Jam pranë të gjithë atyre që vuajnë, palestinezët dhe izraelitët. Unë i përqafoj ata në këtë moment të errët dhe lutem shumë për ta”, këmbënguli Papa.

“Le të mos e humbim shpresën”, përfundoi Papa. “Të lutemi, të punojmë pa u lodhur që ndjenja e njerëzimi mund të mbizotërojë mbi zemër-gurësinë." /ANSA

Papa Françesku: Nuk jam mirë me shëndet - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025