Papa falënderon Zotin për armëpushimin në Gaza
Lexohet për: 1 min.
Papa Francesku
1 vit më parë
Linku u kopjua

Papa Françesku falënderoi Zotin të dielën për armëpushimin në luftën midis Hamasit dhe Izraelit, dhe për lirimin e disa pengjeve të marra nga Hamasi në sulmet e 7 tetorit në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

"Sot falënderojmë Zotin që më në fund ka një armëpushim midis Izraelit dhe Palestinës, dhe disa pengje janë liruar," tha Papa në fjalimin e tij Angelus, i cili u lexua në emër të tij nga Paolo Braida pasi Françesku nuk është mirë.

“Të lutemi që të gjithë ata të lirohen sa më shpejt: le të mendojmë për familjet e tyre. Le të ketë më shumë ndihma humanitare në Gaza dhe le të insistojmë në dialog: kjo është mënyra e vetme për paqe. Ata që nuk duan dialog, nuk duan paqe", shtoi ai. /ANSA

137 kamionë me ndihma humanitare hyjnë në Gaza - KosovaPress

Lufta në Gaza, lirohen 13 pengje izraelite dhe 12 shtetas tajlandezë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025