Panairi bujqësor dhe i energjisë së ripërtërishme, po vlerësohet të jetë si një nga projektet madhore dhe transformuese me një investim prej 20.2 milionë eurosh, në partneritet me Qeverinë Gjermane dhe GIZ. Kjo iniciativë synon të fuqizojë agroturizmin dhe ekoturizmin, duke sjellë përfitime për fermerët, sipërmarrësit dhe komunitetet rurale.
Ky panair i cili u hap të hënën, do të ofrojë mundësi të zhvillohen më shumë sektorët e lartpërmendur.
Ai në hapjen e këtij panairi të hënën ka shtuar se këtë vit kanë bashkuar fushat e bujqësisë dhe energjisë së ripërtërishme, të cilët i ka vlerësuar si sektorët jetik për ekonominë e Kosovës.
Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se përparësi e këtij projekti është promovimi i ushqimeve bio me vlera të larta ushqyese, të cilat janë një element kryesor në agroturizëm.I pranishëm në këtë panair ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, i cili e ka vlerësuar si mundësi të mirë hapjen e këtij panairi.
Ky panair i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, i cili do të jetë i hapur për tre ditë ofron mundësi për të bashkuar zhvillimet më të fundit në sektorin e bujqësisë dhe energjisë së ripërtëritshme.