“PAMKOS” vlerëson nevojën e rritjes së tarifës së grumbullimit të mbeturinave
Asociacioni i Kompanive publike për Menaxhim të Mbeturinave “PAMKOS”, sot ka bërë të ditur se ka vlerësuar nevojën e rritjes së tarifës së grumbullimit të mbeturinave në nivel vendi.
Ngritja e çmimeve dhe tarifave që parashihen të aplikohen për deponimin e mbeturinave, sipas “PAMKOS”, ndikojnë drejtpërsëdrejti në qëndrueshmërinë financiare të kompanive publike të mbeturinave si dhe në cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarë.
“Referuar situtës së ngritjes së çmimeve dhe sipas vlerësimeve financiare në ndërmarrjet publike të shërbimit të mbeturinave, kompanitë në fjalë po kalojnë situatë të rëndë financiare duke marrë parasysh rritjen e përgjithshme të çmimeve në të gjithë sektorët dhe respektivisht shpenzimet operative si pasojë e rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse, si edhe rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë më dt. 02.12.2022 për rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave në vlerë rreth 37 % mbi tarifën aktuale për vitin 2023 (ose 2 euro në ton për mbeturinë) dhe me rritje progresive për secilin vit pasues sipas njoftimit prej qeverisë. Ngritja e çmimeve dhe tarifave që parashihen të aplikohen për deponimin e mbeturinave ndikojnë drejtpërsëdrejti në qëndrueshmërin
ë financiare të kompanive publike të mbeturinave si dhe në cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarë. Njëherësh, duke marrë parasysh vendimin e Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave dhe rritjen e çmimeve për lëndë djegëse dhe në kategori të caktuara, kjo situatë i pozicionon të gjitha ndërmarrjet publike të mbeturinave në nivel vendi në vështirësi financiare që nënkupton kufizimin e plotë të ndërmarrjes për të realizuar operim të sigurt në bartje të mbeturinave, investime në ndërmarrje, mirëmbajtje efektive të aseteve operative të ndërmarrjes si dhe rrezikon punën e të gjithë punëtorëve që punojnë në këto ndërmarrje. “, është bërë e ditur në komunikatë.
Asociacioni i Kompanive publike për Menaxhim të Mbeturinave “PAMKOS”, u ka bërë thirrje komunave të Kosovës, që të përkrahen financiarisht kompanitë e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave si dhe të ndryshojnë tarifat e shërbimit të mbeturinave.
“Githashtu, PAMKOS thekson se si rezultat i borxheve të akumuluara që qytetarët kanë ndaj KRM- ve, kompanitë po përballen me gjendje jo të mirë financiare, për më tepër, me sfida në operim dhe mbulimin e të gjitha kostove për kryerjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave dhe pagesave për deponimin apo mirëmbajtjen e deponive komunale të cilat penalizojnë funksionimin e rregullt të tyre.“, është bërë e ditur tutje nga “PAMKOS“.
Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Kompanive publike për Menaxhim të Mbeturinave “PAMKOS”, Merlina Beu-Muçaj, ka adresuar nevojën emergjente prej nivelit lokal që të nisin ndryshimin e tarifës.
“Ndërmarrjet e mbeturinave aktualisht operojnë me statutin për ndërmarje publike me vetë financim dhe kjo situatë e krijuar me rritje enorme të çmimeve të lëndës djegëse dhe rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave në deponi sipas vendimit të qeverisë, adresojnë nevojën emergjente prej nivelit lokal që të nisin ndryshimin e tarifës për grumbullimin e mbeturinave apo të subvencionojnë në tërësi diferencën e rritjes së shpenzimeve, me qëllim moscënimin financiar të kompanisë që afekton me pasoja të mosoperimit efikas, ndikim në mjedis dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka theksuar Merlina Beu-Muçaj.