Pamje nga pritja e pjesëmarrësve të Samitit të OSBE-së në Shkup
Lexohet për: 2 min.
Capture
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani,  është duke e bërë pritjen e ministrave të jashtëm, shefave e të delegacioneve dhe delegatët e tjerë të nivelit të lartë në hapjen zyrtare të Këshillit të 30-të të Ministrave të OSBE-së që po mbahet në sot në Shkup.

Tashmë vetëm se kanë filluar të shkojnë të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim.

“Presim diskutime dhe takime produktive. Së shpejti fillojmë me seancën plenare”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Në këtë organizim do të marrë pjesë edhe ministri rus i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Kjo ka shkaktuar debate e reagime të shumta, nëse Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.

Punimet e Samitit kanë nisur jozyrtarisht të mërkurën në mbrëmje, me një darkë joformale dhe fotografi familjare, në epiqendër të së cilës ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por jo edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov pasi avioni me të cilin ai fluturonte ende nuk kishte arritur në Shkup.

?si=vw6yldiBKCpv5fyK" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" allowfullscreen="">

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024