Pakujdesia e qytetarëve po shkakton zjarret, AME thotë se duhet të shtohen kapacitetet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Shpërthimi i zjarreve po ndodhë nga pakujdesia e qytetarëve, thotë Nehat Koqinaj nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent. Ai thekson se zjarrvënia është vepër e rëndë penale, për çka shton se Policia e Prokuroria po hetojnë rastet e ditëve të fundit. Udhëheqësi i divizionit për çështje ligjore, marrëdhënie me publikun dhe ndërkombëtare në AME, thekson se gjatë intervenimeve në Prevallë, janë lënduar disa zjarrfikës.

Ai flet edhe për nevojën e shtimit të kapaciteteve për reagim në këto raste.

Nehat Koqinaj nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent konsideron se dora e njeriut është shkaktari kryesor në vënien e zjarreve.

Zjarrvënia është vepër e rëndë penale, thekson Koqinaj, teksa shton se mund të sanksionohet me burgim të përjetshëm.

Derisa fton qytetarët për kujdes, Koqinaj tregon se gjatë intervenimit në Prevallë ku për disa ditë ka qenë vatër zjarri janë lënduar disa zjarrfikës.

Për të shuar zjarrin në Prevallë, KFOR-i ka intervenuar me helikopterë, ku nuk është raportuar për rrezikim të banorëve përreth.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024