SHBA vendos sanksione të reja kundër Rusisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
SHBA vendos sanksione të reja kundër Rusisë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione shtesë ndaj bankave ruse, përfshirë Gazprombank, banka e tretë më e madhe në vend.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha se sanksionet e reja do të dobësojnë dhe degradojnë më tej makinën e luftës ruse.

"SHBA po vendos sanksione të reja të rëndësishme kundër më shumë se 50 institucione financiare për të dobësuar më tej aftësinë e Rusisë për të përdorur sistemin financiar ndërkombëtar për të financuar dhe zhvilluar luftën e saj brutale kundër popullit të Ukrainës", tha ai.

Kjo është hera e parë që Gazprombank është vënë në shënjestër të sanksioneve të SHBA-së qe nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky përshëndeti lajmin, duke thënë se ishte mirënjohës për sanksionet "e forta" që vijnë në një "moment kritik".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024