Pak orë u deshën, shiten biletat për ndeshjen e 31 marsit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pak orë u deshën, shiten biletat për ndeshjen e 31 marsit
Stadiumi Fadil Vokrri
24/03/2026 - 16:10
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë më 31 mars 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Edhe pse biletat dolën në shitje, sot më 24 mars, interesimi i madh nga ana e tifozëve, bënë që ato të shiten në kohë rekord.

Bileta do të jetë e vlefshme për dy skenarë të mundshëm në rast se Kosova triumfon ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, atëherë ndeshja e 31 marsit do të jetë finale e “Play-Off”-it përballë fituesit të duelit mes Turqisë dhe Rumanisë. Ndërkohë, në rast të humbjes në Sllovaki, kjo përballje do të zhvillohet si ndeshje miqësore kundër humbësit të çiftit Turqi–Rumani.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 20:45.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026