Pak aplikime për kryetar të KAS-it, shtyhet data e zgjedhjeve
Sport
Lexohet për: 1 min.
KOK
1 javë më parë
Linku u kopjua

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 41-të në të cilën diskutoi kryesisht për Asamblenë e Punës 2024 dhe Asamblesë Zgjedhore për ciklin olimpik të cilat mbahen më 7 shkurt 2025.

Bordi konstatoi se të gjitha përgatitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë, ndërsa i propozoi Asamblesë që zgjedhjet për KAS dhe GJAS të shtyhen për një datë tjetër, për shkak të numrit të vogël të aplikimeve.

Federatat që kanë përfunduar Kuvendet e Punës dhe Zgjedhore kanë dërguar listat me emrat e kandidatëve për presidentë, nënpresidentë dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv, ndërsa federatat që do të mbajnë Kuvendet deri në fund të këtij muaji, kanë afat të dërgojnë propozimet deri më 1 shkurt 2025 në ora 14:00.

Krahas Asamblesë, Bordi shqyrtoi edhe pika tjera të rendit të ditës, si ceremonia e Laureatëve 2024, e cila u vendos të mbahet më 25 shkurt 2025, granti i dedikuar për sportet ekipore dhe përzgjedhja e bursistëve “Shpresa Olimpike 2025”, për të cilat thirrja do të hapet në fillim të muajit shkurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025